12-10-2024

Ndahet nga jeta shkrimtari Fatos Arapi

Është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare, shkrimtari Fatos Arapi. Ai lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu shkollën e mesme. Ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: ‘Patat e egra’, 1969; ‘Cipa e borës’, 1985; ‘Gjeniu pa kokë’, 1999 etj; disa romane: ‘Dhjetori i shqetësuar’, 1970; ‘Shokët’, 1977; ‘Deti në mes’, 1986; disa drama: ‘Partizani pa emër’, 1962; ‘Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk’, ‘Në front diku’, 1995;

Po ashtu Arapi ka bërë disa përkthime si: ‘Këngë për njeriun’, Nikolla Vapcarov, 1981; ‘Poezi’, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; ‘Antologji e poezisë turke’ etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.