24-11-2024

Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe veterani i UÇK-së, Avdi Ibrahimi

Avdi Ibrahimi nga Prizreni, jetën e tij të tërësishme ia kushtoi idealeve kombëtare. Veprimtar i hershëm i ilegales e luftëtar i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, që nga themelimi e deri në fund.

Ai, bashkëveproi ngushtë e gjatë me patriotin e njohur, komandant Ruzhdi Saramatin nga Dobrushti i Prizrenit dhe bashkëluftëtarë të tjerë nga zonat e Kosovës. Gjatë luftës mbajti pozita të rëndësishme në hierarkinë komanduese të Brigadës 128 të ZOP-it.

Avdi Ibrahimi, ishte ekonomist i diplomuar, por ishte i talentuar dhe në fushën e letërsisë. Është autor i disa veprave letrare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përveç relacioneve miqësore, patëm fatin që si bashkëluftëtar të ndajmë momente delikate të jetës, në operacionin ‘Shigjeta’, në Pashtrik.

Avdi (Beqir) Ibrahimi, është lindur më 12 tetor 1958 në fshatin Mushtisht të Suharekës, kurse ndërroi jetë në Prizren, më 4 dhjetor 2021 në moshën 63 vjeçare.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 4 dhjetor 2021, ora 15:00, në varrezat e fshatit të origjinës, Mushtisht.

Ka lënë bashkëshortën, dy djemë e dy vajza, si dhe shumë nipër e mbesa./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.