06-02-2025

Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët

Ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë nuk i janë lejuar as përshëndetjet nga fëmijët.

Meqë as “Luli” e as 10-shi i luftës nuk akuzohen për tentim pengimi të administrimit të drejtësisë, sikur Hashim Thaçi, 2 nga 3-shja të cilës iu vendosën masa të rrepta mbikëqyrje në paraburgim, kërkojnë modifikim të vendimit që i kufizon kontaktet me jashtë nga nëntori 2023.

Veseli ka kërkuar t’i kthehet e drejta që t’i takojë familjarët mëngjes e mbrëmje, si dikur, ndryshe nga tash që i është lënë e hapur vetëm paraditja, apo që gardianët ta lirojnë dorën me telefonatat ditore.

Nga Gjykata nuk e konfirmuan asnjëherë, mirëpo kur e përfundoi dënimin, Nasim Haradinaj i tha Klanit se Veseli ishte dënuar disa herë pasi njëri fëmijë i tij ishte kyçur pa paralajmërim gjatë telefonatës me fëmijën tjetër.

Asnjë koment

Comments are closed.