Ndalohen ahengjet, s’ka më dasma
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.
Sipas vendimit, që hyn në fuqi prej datës 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 eventualisht 23:00.