24-10-2021

Ndalohen gjashtë persona, peshkonin ilegalisht me rrjeta në Drinin e Bardhë

Të shtunën dhe të dielën janë ndaluar gjashtë persona që ishin duke peshkuar me rrjeta në lumin e Drinit të Bardhë.

Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Peshkatarisë Sportive dhe Rekreative “Drini i Bardh” përmes një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

Gjashtë personat të ndaluar nga rojet e ShPSR-së, i është krijuar raporti nga policia edhe i është dhe i është dorëzuar organeve gjyqësore.

Nga këta gjashtë persona, brenda dy ditëve në gjithsej janë konfiskuar tre rrjeta peshkimi.

Peshkimi me rrjeta është i ndalur me ligj në ter territorin e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.