23-09-2020

Ndalohen vizitat në burgjet e Kosovës

Shërbimi i Korrektues i Kosovës ka vendosur që të ndalohen vizitat familjare, të avokatëve dhe të tjerat për të gjithë të burgosurit në burgjet e Kosovës, pas përkeqësimit të situatës me koronavirusin në vend.

Vendimi vlen duke nisur nga 11 korriku.

SHKK ka thënë se gjatë periudhës kur janë të ndaluara vizitat, të burgosurve do t’u mundësojë telefonata më të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes “Skypet”.

Asnjë koment

Comments are closed.