20-04-2024

Prizreni ndër komunat me më së shumti raste aktive me koronavirus

Më 13 mars të këtij viti u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, në Kosovë. Nga ajo ditë, numri i rasteve të konfirmuara me këtë sëmundje ka arritur në 4 mijë e 307, prej të cilave raste aktive janë 2 mijë e 118. Por, cilat janë komunat me më së shumti raste aktive?

Bazuar në një infografikë që ka publikuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, komuna me më së shumti raste aktive është Prishtina me gjithsej 879 raste.

Pas Prishtinës, me numër më të madh të rasteve aktive renditen Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria. Në këto gjashtë komuna, numri i rasteve aktive shkon në mbi 600.

Këto komuna prijnë edhe për nga numri i vdekjeve nga kjo sëmundje. Vetëm në Prizren, Prishtinë, Pejë e Rahovec janë regjistruar 44 vdekje.

Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan 207 raste të reja me këtë sëmundje. Numri total i të prekurve është 4307, ndërsa 2095 persona janë shëruar dhe 94 kanë ndërruar jetë.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat e mbajtjes së distancës dhe mbajtjës së maskës që të kalohet sa më shpejt kriza me pandeminë. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.