Ndalohet koncerti i paraparë për sonte në qendër të Prizrenit

Në krahasim me vitet e shkuara, kësaj radhe në qendrën e Prizrenit, sonte në natën e ndërrimit të viteve ishte paraparë mbajtja e një koncerti të muzikës së lehtë nga këngëtari i mirënjohur prizrenas, Menan Kiseri dhe disa emra të kësaj muzike nga ky qytet dhe vende të tjera.

Por, ky aktivitet është ndaluar. Sipas burimeve të konfirmuara  të portalit “GazetaePrizrenit”në momentet e fundit ky aktivitet është ndaluar për shkak të masave anti-Covid.

Këtë e ka bërë Policia me urdhër të Qeverisë. Koncerti ishte paraparë të fillonte nga ora 20:00, ndërsa ka pasur kërkesa drejtuar institucioneve, që ky aktivitet të mbahet sw paku vetëm deri në orën 21:30, po as kjo nuk u lejua. /GazetaePrizrenit.net /