26-04-2024

Prizreni në atmosferë për ndërrimin e viteve

Prizreni duket në një atmosferë festive, në prag të ndërrimit të viteve.

Në orët e mbrëmjes shihen disa qytetarë, të cilët bëjnë edhe furnizimet e fundit me gjësendet e mbetura. Ata urojnë njëri-tjetrin që viti 2022 të jetë më i mbarë, duke tejkaluar gjendjen pandemike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në qytet vërehet dekori i festës, megjithëse stolisja është më e paktë, por që ajo plotësohet nga dritat e dyqaneve dhe të lokaleve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në krahasim me vitet e shkuara, kësaj radhe në qendrën e Prizrenit duke filluar nga ora 20:00 ishte paraparë mbajtja e një koncerti të muzikës së lehtë nga këngëtari i mirënjohur prizrenas, Menan Kiseri, por që burimet tona konfirmojnë se në momentet e fundit ky aktivitet është ndaluar për shkak të masave anti-Covid nga Policia me urdhër të Qeverisë në Prishtinë.

Policia nuk lejoi që koncerti të mbahet as deri në orën 21:30.

Shkaku i masave kufizuese, shumica e prizrenasve, ndërrimin e moteve do ta presin në ambiente familjare. Ata do të shoqërohen nga programet televizive, të cilat tashmë përmes rrjeteve kabllore janë të shumta, edhe kësaj radhe një pjesë të kohës, ata pritet ta kalojnë nëpër telefonat e mençur, duke përcjellë rrjetet sociale, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të rinjtë, po ashtu për disa orë mund të gjejnë strehë edhe në shtëpizat e drurit, të vendosura nga Komuna e Prizrenit në Sheshin që lidhet me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare. Për shkak të masave, lokalet hoteliere dhe gastronomia janë të heshtura.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në kontekstin e festës, autoritetet lokale kanë paralajmëruar marrjen e masave të nevojshme në institucionet kyçe, si polici, emergjencë, zjarrfikësit, etj.

Në prag të Vitit të Ri, tashmë është bërë zakon, që nëpër rrugë e sheshe, nga të rinj e fëmijë të hidhen mjete piroteknike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në kontekstin e URIMIT,  edhe portali “Gazeta e Prizrenit” të gjithë lexuesve besnik, por edhe qytetarëve të tjerë ua uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm!

GËZUAR 2022!

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme dhe pemë

Asnjë koment

Comments are closed.