24-11-2024

Ndalohet për dhunë në familje, policia në Dragash e verifikon personin e kërkuar nga gjykata

Një person nga fshati Radeshë i Dragashit eshtë ndaluar për dhunë në familje, nën ndikimin e alkoolit ai kishte sulmuar familjarët e tij.

Kur policia kishte identifikuar të dyshuarin e kishte verifikuar se ai kishte një mandat arresti nga gjykata themelore në Prizren.

Pasi i dyshuari ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje, në bazë të urdhër arrestit dhe shkaktimit të dhunës në familje nën ndikim të alkoolit i dyshimti S.H i lindur në vitin 1973, pas informimit të prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin, i dyshimti ndalohet në mbajte në afat prej 48 orë, ndërsa më rastin për dhunë në familje janë informuar mbrojtësi i viktimave dhe qendra sociale.

Rasti është nën hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.