13-07-2024

Ndërmerret hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Prizren

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.
Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./IO

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.