16-05-2024

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor

Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat ‘defektoze’ të gjigantit farmaceutik.

Kompania e bazuar në Kembrixh, AstraZeneca, e cila konteston pretendimet, ka pranuar në dokumentet e dorëzuara në shkurt në se raste të rralla shkakton mpiksje fatale të gjakut, e njohur në Britani si TTS (tromboz me simptoma trombo-citopenie).

Ky komplikacion i listuar si një efekt anësor i vaksinës, është etiketuar më parë si “trombo-citopeni e nxitur nga vaksina”. Pranimi i bërë nga AstraZeneca mund të çojë tashmë në dëmshpërblime individuale të çdo rasti, shkruan Daily Mail.

Zhvillimi vjen teksa kompania njoftoi fitime prej 10 miliardë paundë vetëm në 2024.

Një prej atyre që kërkojnë kompensim është babai dy fëmijëve, inxhineri IT, Jamie Scott, i cili ka mbetur ia paaftë për punë prej lëndimeve të përhershme në tru, pasi mori vaksinën në prill 2021.

Ai është një nga 51 rastet e padisë që llogaritet të arrijë në 100 milionë paundë.

Bashkëshortja e tij Kate Scott, tha: “Shpresoj që ky pranim të sjellë një zgjidhje tani edhe pse është vonë. Kërkojmë të na kërkojnë ndjesë, të japin kompansimin për ne dhe familje të tjera të prekura, ne nuk heqim dorë.”

Dokumente të reja tregonin një ndryshim të gjuhës së përdorur nga AstraZeneca në sesione të kaluara, kur kompania insistonte se efekti i rëndë anësor nuk mund të ishte shkaktuar nga vaksina e tyre “në nivel gjenerik”.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë identifikuar raste të efektit në gjak nga vaksina e AstraZeneca në Evropë prej marsit 2021, vetëm dy muaj pas lëshimit të vaksinës në treg.

Deri në prill provat u bënë të qarta dhe vaksina nisi të kufizohej, shkruan media.

Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani./GS

Asnjë koment

Comments are closed.