10-12-2024

Ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Pejës, tifozët sërish bëhen shkaktar

Është ndërprerë ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, e vlefshme për javën e katërt në Superligën e Kosovës.

Ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i sharjeve në kor nga tifozët e Yllit, shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht se zyrtarët e ndeshjes dhanë vërejtjen e fundit për therandasit, ata nuk u ndalën dhe vazhduan me sharjet, për çka tani edhe duhet zbrazur e gjithë palestra “13 Qershori”.

Ndeshja u ndërpre në minutën 6:53 të çerekut të katërt.

Peja momentalisht është duke fituar me rezultatin 75:79.

Asnjë koment

Comments are closed.