Ndërpritet seanca, Konjufca e pranon se nuk i kanë votat – kërkon marrëveshje politike
Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, duke theksuar se partitë politike janë shprehur me qëndrime të njëjta në lidhje me votimin për emrin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.
“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike. Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët. Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne z.kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, tha ai.
Në këtë kuadër, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka vendosur të shtyjë seancën për të mërkurën në ora 10:00.