20-09-2024

Ndërroi jetë gazetari prizrenas, Myrfet Shasivari

Ndahet nga jeta gazetari dhe i ish-burgosuri politik Myrfet Shasivari

I ndjeri u lind në fshatin Billushë të Prizrenit.

Ishte ndër gazetarët e parë nga Prizreni që filloi punë në Radio-Prishtina, pas kryerjes së fakultetit, në drejtimin Gjuhë Shqipe.

Pas demonstratave të vitit 1981 të studentëve shqiptarë, arrestohet dhe pushohet nga puna.

Pas luftës punoi si korrespodent në të përditshmen “Bota Sot”. Pos shkrimeve ai Shasivari, e shkruante pasion edhe muzikën klasike. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.