Ndërroi jetë legjenda e futbollit prizrenas, Sokol Hadri
Është ndarë nga jeta legjenda e futbollit prizrenas, Sokol Hadri.
Këtë e ka njoftuar klubi Liria.
Hadri ndërroi jetë në moshë 76 vjeçare. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, në fillim vitet e 70-ta, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Hadri ishte një ndër futbollistët më të mirë të kohës në Kosovë, dhe i përkiste brezit të artë të futbollistëve të Lirisë gjatë viteve të 70-ta dhe 80- ta të shekullit të kaluar.
Sokol Hadri në vitet 90-ta, pas instalimit të masave të dhunshme të regjimit serb, ishte pjesë e rëndësishme e pavarësimit të futbollit kosovar.
Për një kohë ai drejtoi edhe LRF-në në Prizren
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e Prizrenit./Gazeta e Prizrenit