25-04-2024

KB Bashkimi angazhon një trajner të ri

KB Bashkimi ka njoftuar për angazhimin e një trajneri të ri, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi i klubit:

Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i kupës në Kosovë.

Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tonë.

Ai ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein. Aftësitë e tij për ta drejtuar ekipin drejt sukseseve, e bëjnë të veçantë trajnerin e njohur nga Lituania. Prakuraitis gjatë këtyre ditëve do të jetë në Prizren.
Mirësevjen coach Prakuraitis!

Na priftë e mbara!🧡🖤

Asnjë koment

Comments are closed.