Ndërroi jetë Prof. Dr. Partizan Shuperka nga Prizreni
Ka ndërruar jetë ish-profesori i Fakultetit Ekonomik të Prishtinë Prof.Dr. Partizan Shuperka.
Ishte ndër kuadrot e para superiore, ndërsa dha kontribut të çmueshëm në ngritjen e gjeneratave të shumta të ekonomistëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Shuperka ishte autor i shumë punimeve shkencore. Ai ishte ndër intelektualët e shquar të Prizrenit, kontributi i të cilit do të mbahet mend.
Varrimi i të ndjerit bëhet, sot në ora 14:00, në varrezat e luftëtarëve, përballë Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”në Prizren./GazetaePrizrenit.net/