Ndërroi jetë profesoresha shumëvjeçare në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit
Sot, është ndarë nga jeta profesoresha shumëvjeçare e Matematikës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit, Nimete Vrenezi, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ajo vdiq në moshën 74 vjeçare, ndërsa ka dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta, prej të cilave kanë dalë kuadro të shquara.
Vrenezi ishte edhe aktiviste në Forumin e Gruas të PDK-së.
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në Prizren./ Gazeta e Prizrenit