24-11-2024

Prizren: Ndërron jetë oficeri doganor, Kujtim Qafleshi

Në Klinikën Infektive sot ndërroi jetë oficeri doganor, Kujtim Qafleshi, i cili ishte infektuar me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, të cilët thonë se i ndjeri ishte një profesionist i pashoq dhe kontribuues në funksionalizimin e e njësiteve përkatëse të Doganave.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën, pasi i ndjeri ishte një ndër oficerët doganor të parë, i rekrutuar që nga viti 2000. Ai ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e institucionit tonë, duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi, të cilat edhe i themeloi dhe i funksionalizoi.

Së fundmi, i ndjeri ishte udhëheqës i pikë-kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës, duke shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale familjarë e miq të të ndjerit, tashmë kanë postuar njoftime me foto, duke shprehur dhembje e ngushëllime.

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.