18-04-2024

Ndërron jetë themeluesi i Tv “Opinionit”

Sot është ndarë nga jeta Jozë Kolnrekaj, themeluesi i tv “Hasit”, që më vonë mori emrin “Opinion” në Prizren.

Në postimet e kolegëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij, ai vlerësohet për vullnetin, që bashkë me familjen të rikthehet nga mërgimi, dhe këmbëngulësinë për të investuar në atdhe, pavarësisht sfidave të shumta nga rrethanat e pasluftës.

Humbja e tij është e dhimbshme, jo vetëm për familjen, por edhe për ne ish-kolegët e miqtë e shumtë, që pa dyshim e kemi vlerësuar si njeri optimistë e inkurajues.

Redaksia e “Gazetës së Prizrenit“ u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve!

Asnjë koment

Comments are closed.