19-04-2024

Ndërron jetë veprimtari prizrenas, Pajtim Kosova

Në Prizren ka ndërruar jetë Pajtim Kosova. Ai ka qenë veprimtar politik, si ish-anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, dhe njëri nga kontribuesit e basketbollit dhe sportit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ishte kryetar i KB Bashkimit, e së fundmi anëtar bordi i KBF Bashkimi.  Ka punuar edhe në shkollën private Marif.

Njoftimi është shpërndarë edhe në rrjete sociale, ku familjarët e miqtë e të ndjerit shprehin dhembje për lajmin. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.