06-02-2025

“Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit”, Jozi reagon me një video

Banori i përjashtuar i Big Brother VIP Albania, Jozi, i cili u skualifikua për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë.

Në një video të postuar në Instagram, ai u ka kërkuar falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.

Ai tha se me fjalët që ka përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

Asnjë koment

Comments are closed.