Ndodh mrekullia, aeroplani ateron suksesshëm në një fushë misri pasi goditet nga zogjtë
Rusët po i falënderohen një mrekullie pasi një aeroplan i pasagjerëve që kishte 233 njerëz bëri një zbritje emergjente në një fushë me grurë në periferi të Moskës pasi që goditi disa zogjë menjëherë pas ngritjes në ajër.
Ministria e Shëndetësisë tha që 23 njerëz pësuan lëndime, por që asnjë nuk vdiç kur Ural Airlines Airbus 321 aterroi në një fushë në juglindje të Moskës pasi goditi një tufë me zogjë, që penguan motorët e tij.
Televizoni shtetëror tha që manovra po quhet “mrekullia mbi Ramensk”, një referencë me distriktin e rajonit të Moskës ku aeroplani aterroi diku një 1 kilometër më larg se Aeroporti Internacional Zhukovsky.
Agjencia e lajmeve Interfax ka cituar një burim ku thuhet se një person kishte pësuar lëndime serioze.
Piloti Damir Yusupov po cilësohet si një hero, pasi që shpëtoi 233 jetë.
“Ai arriti të aterroi aeroplanin pa pajisje të zbritjes me motorë të prishur në një fushë me grurë”, thotë një dëshmitar.
Aeroplani po udhëtonte drejt Simferopolit në Krime, gadishulli është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Shqetësimet për sigurinë kanë industrinë e aviacionit që nga viti 1991 kur ra Bashkimi Sovjetik. Derisa vitet e fundit standartet janë rritur shumë, ende ka shqetësime nga udhëtarët./Gazeta Express/