22-11-2024

Në ditën e tyre, fëmijët ia “mbushin” zyrën  kryetarit të Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj asnjëherë nuk e ka pasur zyrën më të mbushur se sot. Ai po ashtu asnjëherë nuk ka pritur më shumë se sot persona pa ndonjë interes dhe që në vizitë janë fokusuar te mjediset e zyrës, e jo edhe aq shumë te fjalimet, transmeton sot “Gazeta e Prizrenit.net”.

 

Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve – 1 qershor, ai ka pritur në zyrën e tij fëmijët e institucionit parashkollor “Fluturat”.

 

Ai për fëmijët ka shpërndarë çokollata e pije freskuese, ndërsa ata i dhuruan kryetarit një buqetë lulesh dhe i dëshiruan që suksese në punë.

Njoftohet se fëmijët pastaj e kanë pyetur kryetarin rreth asaj se si funksionon Komuna, çfarë është puna e një kryetari të Komunës e të ngjashme.

 

Më pas kryetari së bashku me fëmijët kanë vizituar Qendrën e Gjendjes Civile, dhe objektet tjera në Komunë. Vogëlushit të lumtur kanë bërë edhe disa fotografi të përbashkëta me kryetarin dhe zyrtarët tjerë.

 

Ata janë zotuar se kur të rritën do të bëhen persona të profileve të ndryshme e pse jo edhe kryetar Komune./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.