05-05-2024

Në Dragash gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë

Policia njoftoi se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë të komunës së Dragashit.

Referuar njoftimit, aty janë gjetur dokumente të paligjshme, të strukturave ilegale që mbajnë logo të Serbisë.

Raporti nga PK

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë- Komuna e Dragashit, ku gjatë kontrollit  janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale”./ Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Anulohet konkursi për Inspektor Arsimi për Prizren e disa komuna (Dokument )

Asnjë koment

Comments are closed.