Në fshatra të Suharekës rregullohen disa rrugë
Në komunën e Suharekës po realizohen disa projektet në fushën e infrastrukturës, përfshirë ato në fshatra dhe në qytet.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka bërë një inspektimi të punimeve nëpër disa fshatra, aty ku po zhvillohen punime, ne rregullimin e rrugëve, trotuareve, dhe kanalizimeve etj.
Në një njoftim të komunës, thuhet se ai ka urdhëruar punëkryesit që punët të përfundojnë me kohë të paraparë dhe me cilësi.
Në këtë kontekst ai ka parë punimet në fshatin Greikoc, Savrovë, si dhe në fshatin Sallagrazhdë, ku pos rrugëve lokale që po rregullohen në këtë fshat, po rregullohet edhe oborri i AMF-së.
Po ashtu Muharremaj, inspektoi edhe punimet te Ura e qytetit, ndërsa urdhëroi që të ketë qasje dhe të krijohet staza për personat me nevoja të veçanta.
Së bashku me kryetarin kanë qenë edhe mbikëqyrësit e projektit nga komuna e Suharekës.