24-11-2024

Në Gjinoc të Suharekës fillojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve (FOTO)

Në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës filluan punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të ndërtimit të saj, e cila do të jetë në shërbimin e personave pa përkujdesje familjare.

Ai ka falënderuar Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” për rrugëtimin e tyre njerëzor për të mbledhur nga të gjithë për t’iu dhuruar atyre që kanë nevojë.

Fotografia e Halil Kastrati

“Kjo është një vepër shumë njerëzore, është në traditën tonë si komb, çdo herë ka qenë dhe më vjen mirë që tash po shfaqet në këtë mënyrën kaq të mirë”, tha ai.

Në njoftimin e dërguar medieve, thuhet se Haradinaj, më tej tha se nuk do të lënë asnjë punë në gjysmë dhe sot janë të bashkuar të gjithë pa dallim, për të vazhduar pjesën e mbetur, investim ky që shkon në 2.3 milionë euro.

Fillojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve në Gjinoc të Suharekës

“Falënderojmë gjithë ata që do ta përkrahin ndërtimin e kësaj shtëpie të pleqve dhe shpresoj shumë se së shpejti do të bashkohemi në inaugurimin e kësaj shtëpie dhe këtu të gjejnë strehë prindërit tanë, ata që kanë bërë shumë për ne e për të cilët ne kurrë nuk do të ndalemi të bëjmë aq sa kërkohet”, citohet të ketë thënë ai.

Fotografia e Halil Kastrati

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se përkujdesja për të moshuarit duhet të jetë prioritet për shoqërinë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pasi falënderoi të pranishmit tha se sot jo vetëm për komunën e Suharekës, por edhe gjithë Kosovën, është një ditë me shumë rëndësi pasi sot po fillon një projekt që ka nevojë Kosova, objekt ky për ata që siç theksoi ai, na lindën, rritën e shkolluan.

Fotografia e Halil Kastrati

Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, tha se kanë nisur punën pa e ditur se ku do të arrijnë, me të vetmin qëllim, që t’u gjenden afër njëri- tjetrit me mundësit që i kanë.

Ai tha se në 10 vjetorin e themelimit të shoqatës po nis edhe finalizim i këtij projekti, i domosdoshëm për popullin dhe Kosovën.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.