Në Gjonaj të Hasit përkujtohet 25 vjetori i “Shigjetës”
Në Gjonaj të Hasit po përkujtohet 25 vjetori i Operacionit “Shigjeta”, Drejtimi Operativ 2.
Në këtë manifestim përkujtimor po marrin pjesë ish-udhëheqës të luftes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshirë ish-komandantin Fatmir Limaj, gjeneral Bislim Zyrapi njëherësh udhëheqës i operacionit, gjeneral Musa Jashari, ushtarak nga Shqipëria, Kroacia, ish-luftëtarë e qytetarë të shumtë të rajonit të Hasit.
Kur po shënohet ky përvjetor jubilar, u tha se kjo betejë dy javëshe që zgjati nga 26 maji deri më 10 qershor në çlirim, është nga betejat më të lavdishme, njofton Klan Kosova.
Qëllimi i operacionit siç u pohua këtu ishte ndërrimi taktik për të hapur një korridor për kalim të lirë drejt kufirit Kosovë-Shqipëri.
Këtu me heshtje u kujtuan të rënët në betejën që përmes ajrit u ndihmua edhe nga NATO.