Në Gjonaj të Hasit përurohet objekti i dytë i shkollës fillore
Sot është përuruar objekti i ri i shkollës “ Zenun Çoçaj” në Gjonaj, përmes një ceremonie festive. Pjesë e kësaj ceremonie ishin nxënës, prindër dhe stafi i shkollës, si dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë.
Punimet në ndërtimin e këtij objekti të ri shkollor kanë filluar në vitin 2019. Kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën e 601 mijë eurove dhe do të ketë 9 dhoma mësimi, tre kabinete dhe hapësirë për bibliotekë. Në objektin e ri përveç atij ekzistues në Kodrën e Pajtimit, mësimet i ndjekin rreth 400 nxënës. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program artistik nga nxënësit./tvpz