20-04-2024

Në jubileun e Lidhjes hapet ekspozita mbarëkombëtare e pikturës në Prizren

Në kuadër të kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është hapur ekspozita mbarëkombëtare me pikturë “Vend më vete-popull me vete” në të cilin marrin pjesë 13 piktorë, transmeton ‘gazetaeprizrenit.net’.

 

Opusi i pikturave të paraqitura synon të pasqyroj objektet arkitektonike  si elemente të tërësisë së veprimtarisë unike të organizatës LSHP.

 

Në hapjen e saj, drejtori për Kulturë, rini e sport në Prizren, Ehat Oreshka vlerësoi se nga trashëgima e LSHP-së veç tjerash kemi trashëguar edhe një opus monumentesh me vlera arkitektonike. Artistike dhe edukativo-arsimore në rajon.

Në ekspozitë prezantohet një insert nga ko pasuri  me vlerë të veçantë kulmor historike.

 

Në mjedise të Hamamit – Gazi Mehmed Pasha, ku morën pjesë adhurues të pikturës janë ekspozuar punimet e piktorëve:  Esat Valla,  Flora Ferati,  Idriz Berisha,  pastaj Faton Mazrreku, Gëzim Muriqi,  Arjeta Selmani, etj.

 

Në punimet e tyre, ndër tjera janë paraqitur piktura nga koha e Skënderbeut,  si dhe të figurave të rëndësishme historike e pjesëmarrëse në ngjarjen madhore të LSHP-së, etj.

 

Koleksioni i kësaj ekspozite është kontribut i veçantë dhe parakupton identifikimin e vlerave dhe të këndvështrimeve për trajtimin dhe prezantimin e tyre në nivel meritor.

Ky aktivitet është mbështetur nga Qeveria e Kosovës, Komuna e Prizenit dhe Lidhja e Prizrenit. /gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.