05-11-2024

Në Komunën e Malishevës 65 punëtorë me kontratë mbi vepër

Sipas auditorit, prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy herë brenda vitit, pra në njëfarë forme këto kontrata vetëm ishin vazhduar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Plot shkelje ka identifikuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Komunën e Malishevës për vitin 2018.

Sipas auditorit, gjatë vitit Komuna kishte angazhuar 65 punonjës përmes Marrëveshjes për Shërbime të Veçanta (MSHV), por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave.

Prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy herë brenda vitit, pra në njëfarë forme këto kontrata vetëm ishin vazhduar, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Po ashtu për këto angazhime nuk ishte zhvilluar ndonjë procedurë e thjeshtuar e rekrutimit dhe mungonin kërkesat ose arsyetimet për nevojën e angazhimit të punonjësve përmes kësaj forme të punësimit dhe vërehet se angazhimet ishin kryesisht për pozita të rregullta.

Asnjë koment

Comments are closed.