25-04-2024

2.5 mil euro donacion për njësitë rajonale të “Ekoregjionit” në Prizren

Katër njësi operative të kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” nga rajoni i Prizrenit, falw njw donacioni japonez parashihet ta posedojnë teknikën më të përsosur për menaxhim dhe operim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Suhareka,Malisheva,Rahoveci dhe Dragash, janë përfitues tw donacionit japonez që kap vlerën rreth 2.5 milion euro.

Kryeshefi ekzekutiv në kompaninë “Ekoregjioni” në Prizren, Nehat Basha, konfirmoi se në një takim me zyrtaren nga Japonia për Prokurimin e granteve për KRM “Ekoregjioni” , Miyki Fujii, është njoftuar për dhurimin e këtij donacioni, ku bëjnë pjesë 15 kamionë për grumbullimin e mbeturinave të tipit “ISUZU” dhe një buldozer për deponinë e Dragashit.

“Falë kwsaj ndihme kapacitet teknike në këtë kompani pritet të arrijnë në 100 %”, tha për portalin “Gazeta e Prizrenit” ai.

Në vitin 2012, i njëjti donator ka ndihmuar kompaninë prizrenase me 33 kamionë “Isuzu”.

Sipas zyrtarëve tashmë në Japoni po zhvillohet faza e tenderimit të projektit, ndërsa ardhja e tyre në Prizren, pritet pas 8 muajsh./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.