Në Korishë gjendet një arushë e ngordhur
Në Korishë të Prizrenit është gjetur të martën në mbrëmje një arushë e ngordhur, kanë bërë të ditur autoritetet e Komunës.
Sipas drejtorit të Inspektorateve, Edon Muçaj, rasti është paraqitur nga qytetarë që kanë hasur arushën.
Në një njoftim në Facebook, Muçaj ka thënë se inspektorët e veterinarisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, sipas dyshimeve të para, bëhet fjalë për ngordhje si rrjedhojë e moshës së shtyrë apo ndonjë sëmundjeje.
Ai ka thënë se për rastin janë njoftuar edhe organet tjera përgjegjëse.
Ngordhjen e kafshëve, Muçaj e ka cilësuar si humbje të madhe për natyrën.