23-11-2024

Në Nepregosht të Prizrenit shpëtohet një ari i vogël

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Izet Osmanaj, i cili ishte pjesë e këtij aksioni.

“Sot, me datë 28.05.2019, në një aksion të përbashkët me Policinë e Kosovës – Sreck dhe zyrtarë të Parkut Kombëtar ‘Sharri’, Zjarrfikësit e Prizrenit, zyrtarë të DBZHR – Autoriteti Pyjor Komunal Prizren shpëtuam ariuan e vogël në fshatin Nepregosht”, ka shkruar Osmanaj, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se ariu i vogël ishte sulmuar nga qenët e sharrit që ishin me kopenë e deleve duke kullotur në afërsi të fshatit Nepregosht. Nga frika ariu me shpejtësi është ngjitur në një dru në fshat.

“Gjatë konsultimeve në mes vete lisin e premë në gjysmë, një punë e mrekullueshme nga zjarrfikësit, Yrjeti dhe Limani. Ariu u kap nga zyrtarët dhe u dërgua në vendin nga ka ardhë”, ka shkruar ai.

Shpëtohet një ari i vogël në fshatin Nepregosht të Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.