27-11-2024

Në pikën kufitare në Vërmicë arrestohet një 54 vjeçar me rreth 6 kg marihuanë

Në pikën kufitare në Vërmicë policia ka arrestuar një person i cili ka tentuar të hyjë në Kosovë duke fshehur dhe transportuar substanca narkotike.

Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës.

“Me datën 10.08.2020 rreth orës 11:20, Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyr nga Shqipëria për në Kosovës,  të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur 15 qese të mbushura me substancë narkotike.

“Gjatë  kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim  me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur pesëmbëdhjetë (15) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg”, njofton policia.

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR  Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966)”, thekson njoftimi

Asnjë koment

Comments are closed.