Në Piranë të Prizrenit një person goditet me veturë

Në fshatin Piranë të Prizrenit dje nga vetura është goditur një këmbësor.

Policia ka njoftuar se viktima (K/Rom) është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin  e Prizrenit pasi që i njëjti është goditur nga vetura në lëvizje.

Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net