Veturat notojnë në ujë në Suharekë: Nuk shihet asgjë nga stuhia e fuqishme (Video)

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë temperaturat shënuan rënie, ndërsa në disa vende, si në Suharekë, ka pasur shi e stuhi të madhe

Në një video të siguruar nga Metro shihet se uji atje ka marrë rrugët, ndërsa përveç shiut ka pasur edhe stuhi të madhe, sa që pamje duket si të ishte mjegull.

Kujtojmë se meteorologët kanë paralajmëruar se ditëve në vazhdim temperaturat do të ulen.

Madje, ata kanë parashikuar se minimalja do të jetë deri në 10 Gradë Celsius.