30-04-2024

Në Prizren aksidentohet një motoçiklist, Policia e ambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku është i përfshirë një motoçiklist, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje, ku shihet se autoambulanca dhe policia tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes

Ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë personit të lënduar dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

 

Asnjë koment

Comments are closed.