22-11-2024

Në Prizren e Suharekë nëntë persona rrezikohen të dënohen deri në 2.000 euro

Qeverisa e Kosovës ka aplikuar dispozita të reja shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas kësaj nga dje, kushdo që nuk respekton vendimin e ri nga personat fizik mund të dënohet me 1.000 deri në 2.000 euro.

Edhe në Prizren e Suharekë kanë vazhduar shkeljet, pasi disa qytetarë nuk dolën në kohën që iu është përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kumtesa e policisë për 24-orët e shkuara:

Fsh. Mushtisht, Suharekë 15.04.2020 – 21:00. Janë shoqëruar në stacion policor katër të dyshuar meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Haxhi Zeka, Prizren 15.04.2020 – 22:15. Janë shoqëruar në stacion policor pesë të dyshuar meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.