23-04-2024

Fotografia që zbuloj huqjen turpëruese të Fitore Pacollit, nana Rukë ishte në spitalin e Tiranës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli derisa ishte duke folur për shëndetësinë në vend, përmendi edhe nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh nënë e djemve dëshmorë të këtij vendi.

Pacolli deklaroi se ajo ishte dërguar për shërim jashtë vendit.

Deklarata e saj mori reagime të ndryshme, teksa ishte vetë lideri i AAK-së, Haradinaj që aso kohe kishte treguar publikisht se ku po trajtohej nëna e tij, raporton Indeksonline.

 

“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!RH”, pati shkruar Haradinaj asokohe.

Kjo është deklarata e plotë e thënë nga Fitore Pacolli:

Kur ministri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit, e kemi edhe zotin Mustafa që kishte shkuar për shërim jashtë shtetit. Qytetarët nuk e kanë një mundësi të tillë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mendësi./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.