25-04-2024

Arrestohet i dyshuari që nën ndikim të alkoolit e sulmoi një person me disa tulla

Në Rahovec dje është arrestuar një person, me dyshimin se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, me 15 prill 2020, rreth orës 20:25, në rrugën “Rifat Dina” në Rahovec, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kishte sulmuar viktimën mashkull me disa tulla.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.