26-04-2024

Në Prizren e Suharekë tre pronarë lokalesh shoqërohen në Polici

Në Prizren dhe Suharekë raportohet për tri raste të ndara, kur pronarët e lokalesh janë shoqëruar në Polici, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin 24-orësh të policisë, nuk jepen hollësi rreth lokacioneve të sakta.

Raporti i policisë:

Prizren -22.03.2020 – 09:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren – 22.03.2020 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë – 22.03.2020 – 09:20.  Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.