Në Prizren nisi manifestimi tradicional letrar “Ditët e Lidhjes -2019”
Në kuadër të shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë qytet ka nisur manifestimi letrar “Ditët e Lidhjes -2019”, në kuadër të të cilit parashihen orë letrare dhe përurime librash, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Manifestimi që organizohet nga shoqata për kulturë e art “Fidani”, ka nisur dje me promovimin e librit “Me një të rënë të lapsit” të autores Flutra Maçi nga Tirana.
Aktivitet kryesore, në kuadër të edicionit të 26-të, të cilat mbështeten nga Drejtoria Komunale për Kulturë në Prizren, parashihen me 10 qershor, ku në program janë:
- Ora letrare për fëmijë;
vendi – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
- Manifestimi qendror
“ORA E LIDHJES 2019”, ora 13.00;
vendi – kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
- Promovimi i librit
“Kronikë lufte e qytetit pa luftë”
të autorit Bashkim Shala
nga Kukësi, vendi SHKA “Agimi”,
ora 18.00. /GazetaePrizrenit.net