Në Prizren një gardian sulmohet nga i burgosuri
Një punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, dje rreth orës 11:15, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është në këtë qendër në mbajtje.
Referuar raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari.
“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren 20.11.2023 – 11:15. Viktima mashkull kosovar, punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është ne këtë qendër në mbajtje nga data 17.11.2023. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari”, thuhet në raportin e policisë.