Në Prizren shqiptohen mbi 470 tiketa trafiku në 24 orët e fundit
Policia në Prizren përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në vazhdim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e policisë nga komunikacioni rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion. Njësitet policore janë në vazhdimësi duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-covid19.
Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 471 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid19 janë shqiptuar 113 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.
Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e Policisë.