Në komunat e rajonit të Prizrenit vazhdon mosrespektimi i masave të përcaktuara nga Qeveria ndaj epidemisë dhe “orës policore”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar policisë, raste të tilla kanë ndodhur në Prizreni, Suhareka dhe në Rahovec, ku janë arrestuar pesë persona:
Raporti i policisë
- Rr. Ekrem Rexha, Prizren 27.03.2020 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Fsh. Korishë, Prizren 27.03.2020 – 20:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Rr. Sheh Mihedini, Rahovec 27.03.2020 – 23:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Brigada 123, Suharekë 27.03.2020 – 23:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Rr. Brigada 123, Suharekë, 27.03.2020 – 23:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net