25-04-2024

Prizren: Arrestohet një person për therje me thikë

Policia ka njoftuar se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prizren, dje është arrestuar një person për therje me thikë, ndërsa bashkë me të kanë qenë edhe katër persona, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me armë të ftohtë (thikë) viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Po ashtu me të dyshuarin kanë qenë edhe katër të dyshuar të tjerë meshkuj  kosovarë, ndaj të cilëve iniciohet procedurë për mos respektim të vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.