25-04-2024

Zhuri përkujton dëshmorët e saj në 31 vjetorin e demonstratave gjithëpopullore

Në një gjendje jo të zakonshme për shkak të gjendjes së krijuar nga përhapja e Covid- 19, sot në Zhur janë përkujtuar demonstratat e 28 marsit të vitit 1989, me ç’rast ishin vrarë Xhemshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj, ndërsa në mesin e demonstruesve kishte edhe dhjetëra të plagosur dhe të arrestuar nga policia serbosllave.

Kujtimi, por dhembja dhe pikëllimi për të vrarët në demonstratat e organizuara në Zhur me 28 Mars të vitit 1989, ku banorët e saj protestuan kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës , ende janë plagë të pashëruara për motrat dhe familjarët e dëshmorëve, Xhemshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj. Por, me krenari në këtë ditë kujton dëshmorët nëna e Xhylbeharit, Sadije Badallaj, e cila tha se gjaku i të rënëve solli lirinë e shumëpritur, për të cilën u flijuan edhe djemtë tanë.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në lapidarin e dëshmoreve të Zhurit dhe në vendin ku ata prehën të qetë.

Me këtë rast kryetari i BL në Zhur, Behar Begaj tha ne sot, jemi pranë jush për të ju nderuar, dhe do të jeni përherë në mesin tonë, të pavdekshëm. Ne sot përkulemi para jush sepse falë gjakut tuaj ne gëzojmë lirinë, që ju na e sollët.

Në demonstratën gjithëpopullore të 28 Marsit të vitit 1989 nga policia serbosllave ishin vrarë Xhemshit (25 vjeç),Xhylbehar (23 vjeç) dhe Hajrim Badallaj (nxënës 11 vjeçar) ,kurse u plagosen mbi 50 të tjerë, disa prej te cilëve mbeten invalidë të përjetshëm.Përpos të vrarëve dhe të plagosurve, kishte edhe të arrestuar të cilët vuajtën dënimin e burgimit të rëndë në kazamatet serbosllave./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.