24-11-2024

Në Prizren u mbajt takim letrar për poetin Abdullah Thaçi

Në Prizren, për të pestin vit me radhë, nga shoqata për kulturë dhe art “Fidani” u përkujtua vepra poetike e AbdullahThaçit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Botuesi i veprave të  Abdullah Thaçit  dhe krijuesit prizrenas e përkujtuan pesë vjetorin e vdekjes me një aktivitet letrar, në mjediset e SHKA “Agimi”.

Fillimisht, për veprimtarinë letrare të Abdullah Thaçit folën Berat Batiu e Dr. Besim Muhadri, ndërsa krijuesit: Vlora Rexhaj, Musa Bushrani,  Qazim Thaçi, Gazmend  Beçaj, Tyran Spahiu, Arben Rashkaj, Myrvete Kabashi Leku, Gëzim Ajgeraj, Ilam Berisha,  Salajdin Krasniqi e Fetah  Berisha  lexuan punimet e tyre.

Pjesë nga krijimtaria poetike e autorit  deklamoi Fikret Rama, anëtar i Teatrit Amator të Prizrenit.

Me këtë rast, me pika muzikore u paraqitën edhe dy artistë të rinj, Fatih Çukiqi e Eranda Bytyçi.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtues ishin edhe familjarët e poetit. I biri i poetit, Abdullah Thaçit, Arbeni, i falënderoi krijuesit dhe botuesin e veprave të poetit, ndër të tjera tha: “Kur ju shoh juve që mblidheni për ta kujtuar shtyllën e familjes sonë, na bëhet se babain e kemi në mesin tuaj. Familja jonë u është mirënjohëse që ju, miqtë e tij, nuk e harroni atë”./GazetaePrizrenit.net

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.